Shefi i ri i Misionit EULEX merr detyrën në Kosovë

Giovanni Pietro Barbano, gjeneralmajor i karabinierisë së Italisë, mori sot detyrën si shef i misionit të Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX)

Shefi i ri i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano

Giovanni Pietro Barbano është gjeneralmajor i karabinierisë së Italisë, ka më shumë se 40 vjet përvojë në ligj dhe rend, aktivitete të policisë dhe operacione të paqes. Tanimë, ai u bë shef i EULEX-it.

Barbano u shpreh se do të punojë me integritet e profesionalizëm për të vazhduar moton e misionit “Partneritet për drejtësi”.

“Ndjej një përgjegjësi të madhe gjersa marr sot detyrën si shef i EULEX-it, një partner strategjik i Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe sigurisë. Duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për mandatin jetik të Misionit, unë do të punoj me integritet dhe profesionalizëm për të vazhduar moton e Misionit ‘Partneritet për drejtësi’, për të ndikuar pozitivisht në teren dhe për t’i avancuar synimet tona të përbashkëta për sundimin e ligjit në Kosovë,”, është shprehur Barbano.

Barbano shtoi se EULEX-i do të vazhdojë t’i monitorojë nga afër rastet e përzgjedhura në nivel policor, prokurorial e gjygjësor, gjithashtu edhe në nivel korrektues. Gjithashtu tha se monitorimi do të përqëndrohet në respektimin e të drejtave të njeriut, garancitë për gjykime të drejta, si dhe trajtimin e barabartë për të gjithë, duke përfshirë komunitetet joshumicë në Kosovë.

“Ndjehem i nderuar nga besimi që Shtetet anëtare më kanë dhënë, dhe me padurim pres të vazhdoj trashëgiminë e paraardhësit tim, Lars-Gunnar Wigemark”, ka thënë Barbano.

Barbano pason diplomatin suedez, ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark, i cili ka përfunduar detyrën e tij si shef i misionit të EULEX-it më 25 qershor.

EULEX-i ka filluar punën në vitin 2008 dhe mandati aktual i tij mbulon periudhën deri më 14 qershor 2025, bazuar në Vendimin e Këshillit 2023/1095.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika