Arrestohen dy të kërkuar me fletarrest ndërkombëtar në bashkëpunim me Interpol-in

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Interpol-in, ka arrestuar dy persona në Malishevë dhe Istog që ishin të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet italiane

Fotografi ilustruese

Policia e Kosovës ka asistuar Interpol-in në arrestimin e dy personave të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

Siç ka mësuar RTV Dukagjini, urdhërarresti për këta persona ishte lëshuar nga autoritetet italiane.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, e ka konfirmuar se aksioni policor u krye me sukses në bashkëpunim me Interpol-in.

Ai ka thënë se dy persona të dyshuar, të cilët ishin kosovarë, u arrestuan në qytetet e Malishevës dhe Istogut.

“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), ka realizuar një operacion policor në Istog dhe Malishevë, ku janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë”, ka thënë zëdhënësi Kelani.

Detajet rreth akuzave të të dy personave të arrestuar nuk janë bërë të ditura.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika