Sveçla: Serbia po vazhdon lojërat e saj, përndjekja e policëve do të vazhdojë në liri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se ndonëse lirimi i tre policëve të kidnapuar sot është lajm i mirë, përndjekja e tyre nga Serbia do të vazhdojë në liri teksa ka theksuar se Serbia po vazhdon me lojërat e saj për të mbuluar agresionin policoro-ushtarak brenda territorit të Republikës së Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas lirimit të policëve të Kosovës që ishin kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor, ka thënë se Serbia po vazhdon lojërat e saj.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se ndonëse lirimi i policëve sot është lajm i mirë, përndjekja e tyre nga Serbia do të vazhdojë në liri.

“Policët tanë sot kthehen në Republikën e Kosovës, në familjet e tyre e në radhët e Policisë së Kosovës. Për t’u bashkuar kështu me kolegët e tyre në misionin e përbashkët për rend e ligj, siguri e sovranitet në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ndonëse lirimi i tyre sot është lajm i mirë, përndjekja e tyre nga Serbia do të vazhdojë në liri”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka thënë se konfirmimi i aktakuzës dhe lirimi në procedurë të rregullt është vazhdim i orvatjeve të Serbisë për të mbuluar agresionin policoro-ushtarak brenda territorit të Republikës së Kosovës.

“Policët tanë kanë qenë në detyrë zyrtare brenda territorit të Republikës dhe duke kryer detyrën e tyre në mbrojtje të integritetit, sovranitetit të vendit dhe luftim të kontrabandës. Ata duhet të lirohen pa kushte dhe Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për cenimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, ka vijuar Sveçla.

Tre zyrtarët policorë të Kosovës, të kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor, u liruan të hënën e 26 qershorit.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar i kishin bërë thirrje vazhdimisht  Serbisë që t’i lirojë pa kushte policët.

 

Lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika