Komuna e Pejës shpall ditë zie për viktimat nga vërshimet

Komuna e Pejës ka shpallur ditë zie pas vërshimeve tragjike, duke nderuar viktimat që humbën jetën, ndërsa institucionet publike dhe private ndjekin masa të veçanta në këtë ditë

“Ka tronditur gjithë Kosovën” - Pasojat e vërshimeve që ndodhën gjatë natës së mbrëmshme në Pejë përmes fotografive

Komuna e Pejës ka shpallur ditën e hënë si ditë zie, në nderim të viktimave të vërshimeve të shtunës në komunën e Pejës.

Në njoftimin e komunës thuhet se të gjitha angazhimet institucionale për këtë ditë janë pezulluar, ndërsa flamujt do të vendosen në gjysmështizë dhe do të zbatohen rregulla të tjera për shënimin e kësaj dite tragjike.

“Shpallet ditë zie ditën e hënë, datë 26.06.2023, në nderim të viktimave, të cilët e humbën jetës, si pasojë e vërshimeve, të cilat kanë ndodhur ditën e shtunë në omunën e Pejës, më datë 24.06.2023. 2.Të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë pezullohen. 3.Flamujt vendosen në gjysmështizë, si dhe do të aplikohen rregullat tjera për shënimin e kësaj dite. Me këtë vendim rregullohen të gjitha institucionet publike dhe private”, thuhet në njoftimin e Komunës së Pejës.

Orët e vona të mbrëmjes të së shtunës qytetin e Pejës e kthyen në tragjedi. Për rreth dy orë sa kishte rënë shi në rajonin e Dukagjinit, Peja ishte përmbytur.

Në vërshimet e së shtunës, një grua dhe djali i saj pesëvjeçar humbën jetën, ndërsa u shkaktuan edhe dëme të mëdha materiale.

Mbi 11 mijë euro janë mbledhur për familjen Ademaj në Pejë, e cila humbi dy anëtarë të saj gjatë vërshimeve, pas hapjes së një “GoFundMe” nga ish-presidentit i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar për RTV Dukagjinin se Prokuroria ka dalë tri herë në terren për të parë nëse ka bazë për hetime ndaj përgjegjësve komunalë për neglizhencë të punës në këto lagje të përmbysura e që fatkeqësisht humbën jetën dy persona.

Sipas Nikcit, prokurori kujdestar, bashkë me hetuesit policorë, në tri rastet kanë mbledhur informata për të konstatuar nëse do të ketë bazë për hetim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika