Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur të hënën në takim nga sekretari për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.
Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situata në katër komunat në veri të vendit ishin po temë e këtij takimi.
Kryeministri Kurti e ka njoftuar sekretarin Cleverly për propozimin e tij për shtensionimin e situatës.
Ai ka theksuar se sundimi i ligjit është parimi bazë për adresimin e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve gjatë ditëve të tensionuara në ato komuna dhe që mundëson mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në po ato komuna, e të cilat duhet të jenë gjithëpërfshirëse, të lira e demokratike dhe me fushatë të hapur dhe fer.
A great pleasure to meet w/ 🇬🇧 Foreign Secretary @JamesCleverly today in London. I thanked him for the UK’s unwavering support. I also emphasized that RoL will be our guiding principle in addressing the attacks on KFOR, police & journalists, and in preparing for new elections. pic.twitter.com/27jat01TnD
— Albin Kurti (@albinkurti) June 26, 2023
Kurti është duke zhvilluar një vizitë pune dyditore në Britani të Madhe.
Ky ishte takimi i dytë i tij me sekretarin Cleverly. Takimi i parë ishte mbajtur në tetor të vitit të kaluar, po ashtu në Mbretëri të Bashkuar.