Abdixhiku për lirimin e policëve: Falënderojmë miqtë ndërkombëtarë, sjelljet agresive të Serbisë duhet të dënohen

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka falënderuar miqtë ndërkombëtarë për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe ka kërkuar dënimin e sjelljeve agresive të Serbisë

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas lirimit të tre policëve kosovarë nga shteti serb, ka shprehur mirënjohjen për lirimin e tyre dhe ka falënderuar miqtë ndërkombëtarë, veçanërisht Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për angazhimin dhe presionin e tyre për të siguruar lirimin e menjëhershëm të policëve.

Abdixhiku ka theksuar se lirimi i tre policëve është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ai ka vlerësuar përpjekjet e miqve ndërkombëtarë dhe Qeverisë së SHBA-së për t’i dënuar veprimet agresive të Serbisë dhe për të shtuar presionin për lirimin e tyre.

Kreu i LDK-së ka theksuar se sjelljet agresive e luftënxitëse të Serbisë duhet të dënohen nga komuniteti ndërkombëtar dhe se koordinimi i veprimeve të institucioneve të Kosovës me aleatët është shumë i rëndësishëm në këtë kontekst.

Lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia

Tre policët e Kosovës janë liruar këtë të hënë pas seancës gjyqësore në gjykatën e Kralevës në Serbi.

Sipas avokatëve mbrojtës në këtë seancë, Gjykata e Lartë e Kralevës ka konfirmuar Aktakuzën e Prokurorisë së Lartë të Kralevës ndaj tre oficerëve policorë, ku ngarkoheshin për kryerjen e veprës penale “prodhim, mbajtje dhe qarkullim ilegal i armatimit dhe mjeteve shpërthyese,” sipas nenit 348, paragrafi 4, të lidhur me paragrafin 2 dhe 1 të Kodi Penal të Serbisë.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Shem Mustafa ishin kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Atyre iu shqiptua masa e paraburgimit më 16 qershor, por nuk ishte e qartë kohëzgjatja e saj.

Policët ishin patrullues kufitarë dhe kryenin detyrën e tyre në një pikë statike në territorin e Kosovës, për të parandaluar kalimin e grupeve kriminale dhe kontrabandën, duke përfshirë dyshime për armatim në atë zonë.

Lexo edhe: Policia e Kosovës publikon hartën e pozicionimit të policëve që u rrëmbyen nga Serbia

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë bërë thirrje vazhdimisht  Serbisë që t’i lirojë pa kushte policët.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika