Britania e Madhe kërkon nga Kosova shtensionim të situatës në veri

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly theksoi se në mesin e hapave që duhet të ndërmarrë Kosova janë, sigurimi që kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës të mund të punojnë nga lokacione alternative, të tërhiqen njësitë speciale policore nga ndërtesat komunale dhe të ndërmerren hapa për zgjedhje të reja dhe gjithëpërfshirëse

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, ka thënë se është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa për të shtensionuar situatën në veri.

Cleverly, gjatë një takimi me Kurtin në Londër më 26 qershor, theksoi se në mesin e hapave që duhet ekzekutivi kosovar të ndërmarrë janë, sigurimi që kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës të mund të punojnë nga lokacione alternative, të tërhiqen njësitë speciale policore nga ndërtesat komunale dhe të ndërmerren hapa për zgjedhje të reja dhe gjithëpërfshirëse.

“Britania e Madhe ishte shteti i parë që e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2018, dhe mbetet e përkushtuar për të ardhmen e saj si shtet i pavarur dhe multietnik në një rajon stabil dhe prosperues. Ia bëra të qartë kryeministrit Kurti se vazhdimi i tensioneve vë në rrezik të arriturat në Kosovë, që janë arritur gjatë viteve së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Cleverly pas takimit me Kurtin.

Në njoftimin e Qeverisë britanike, në takim zyrtari i lartë britanik ka theksuar se Kosova dhe Serbia janë përgjegjëse që të veprojnë tani për të shtensionuar situatën dhe për të shmangur çdo veprim të mëtejmë apo retorikë nxitëse.

Sekretari i Jashtëm britanik po ashtu mirëpriti lirimin e tre policëve të Kosovës, që po mbaheshin në paraburgim në Serbi, duke e cilësuar këtë si një hap pozitiv përpara.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika