Vrasja për tokë në Gjakovë, i dyshuari thotë se dy vëllezërit i vrau në vetmbrojtje

Dy vëllezërit, Blerim dhe Haxhi Islamaj mbetën të vrarë mbrëmjen e së dielës në fshatin Madanaj të Gjakovës. Ata dyshohet se i vrau Gjergj Gjokaj, për shkak të një kontesti pronësor. Edhe vet i dyshuari përgjatë përleshjes pësoi disa dëmtime, mes tyre edhe një plagosje me armë. RTV Dukagjini sjellë detaje për gjithë këtë ngjarje të rëndë

Një kontest për këtë pronë në fshatin Madanaj të Gjakovës, dyshohet se u bë shkak që të ndodhë një vrasje e dyfishtë.

Në rrugën ku ndodhet prona, shenjat e gjakut janë akoma prezente.

Vrasjen e dy vëllezërve Blerim dhe Haxhi Islamaj, dyshohet se e kreu Gjergj Gjokaj.

Gjokaj, edhe pse ka vendosur që të mbrohet në heshtje, një verzion të tij për ngjarjen ia ka treguar avokatit, Ndrec Dodaj.

Sipas Gjokajt, vrasjen ai e kreu me armë tashmë të të ndjerëve.

Ndrec Dodaj, avokat i Gjergj Gjokaj ka thënë se “I dyshuari për momentin pretendon se arma është e viktimave. Se thotë jam goditë me atë armë, sepse e kanë pasur nj kacafytje, e ai thotë se ua ka nxjerrë armën prej dorës. Kështu pretendon. Mirëpo, megjithëse kjo rrethanë për momentin është shumë e paqartë. Këto do t’i pretendojnë edhe disa prova që janë gjetur në vendin e ngjarjes. E di që ka edhe disa CD”.

Avokati Dodaj thotë se edhe vet Gjokaj u plagos me armë dhe tregoi që edhe gjatë së hënës klienti i tij u trajtua në spitalin e Pejës.

Dodaj tutje ka thënë se “Gjendja e tij për momentin nuk është aq serioze, mirëpo edhe e lehtë nuk është. Ka lëndime në kokë të shkaktuara prej mjeteve të forta. Sipas të dyshimtit, lëndimet i ka marrë prej armës së atyre. Ka edhe një predhë në këmbën e djathtë, nën gju”.

Mirëpo, në policinë e Gjakovës nuk e përjashtojnë mundësinë që edhe persona të tjerë të jenë të përfshirë në këtë vrasje.

Sheremet Elezaj, zëdhënës i PK-së në Gjakovë ka thënë se “Hetimet janë duke vazhdu edhe në këto momente. Policia në çdo fazë të hetimit supozon ose ka indikatorë që ka edhe të dyshuar të tjerë”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja, nga të cilat ai pret të zbardhet shumëçka.

Organeve të rendit punën do t’ua lehtësojnë edhe kamerat e sigurisë, të cilat mësohet të kenë incizuar gjithë ngjarjen.

Për shkak të gjendjes shëndetësore të së dyshuarit, gjatë ditës nuk është mbajtur seanca për caktim të masës së paraburgimit.

E konflikti për pronën që solli vrasjen është disa vjeçar.

Viktimat kanë pretenduar se kjo ka qenë toka e tyre.

Megjithatë, atë në një proces të privatizimit, e ka blerë Gjon Gjokaj.

Televizioni ka mësuar se edhe Gjon Gjokaj në të kaluarën ka pasur probleme me tashmë të ndjerët, të cilët nuk e kanë pranuar atë si pronar legjitim të tokës.

I dyshuari për vrasje, Gjergj Gjokaj tokën e kishte vetëm në shfrytëzim.

E shtëpia e viktimave, ndodhet pak metra nga vendi ku ndodhi vrasja.

Ndërkohë familjarët nuk kanë dashur të flasin gjatë ditës për mediat.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika