Analisti, Imer Mushkolaj, në “Debat Plus” më ironi ka thënë se Kosova me rëndësi që miqësinë me shtetin e Iowa-s dhe na bën të ndihemi amerikanë, ndërsa, sa i përket sekretari te Shtetit, Antony Blinken, “punë e madhe se çka thotë ai”.
Mushkolaj, këto deklarime i bëri, pas takimeve që kishte guvernatorja e shtetit të Iowas, Kim Reynolds, të hënën me liderët e shtetëror. Ku Reynold, së bashku me presidenten, Vjosa Osmanin kanë nënshkruar marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. E sipas Mushkolajt, shyqyr që e kemi shtetin e Iowa-s dhe po na nxjerr prej situatës, siç e bëri gjatë ditës së hënë(sot).
“Në fakt sot prej situatës na nxjerri kjo përfaqësuesja e Iowa-s dhe shyqyr që e kemi. Ndihemi shumë amerikanë, por të mos ishte Iowa- besoni që as komunat as qeveria as e FSK-ja nuk është që kishim me pas shumë diçka amerikane në vetvete. Edhe me shtetin e Iowa-s dhe qytetet e Iowa-s shumica e qytete të Kosovës janë të binjakzune edhe një farë forme ndihemi kogja krenarë që e kemi Iowa- dhe e kemi këtë miqësinë amerikane dhe punë e madhe se çka thotë Blinkeni, e përfaqësuesit e tjerë. Për naivin Bliken, siç do të thoshte dikush të mos ia përmendi emrin”, ka thënë Mushkolaj.