Hoxha përkrah deklaratat e Bislimit: Mirë e ka në të dy dyjat

Analisti Ylli Hoxha ka përkrahur deklaratat e zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi për lirimin e tre policëve, duke thënë se "Mirë e ka në të dyjat"

Analisti Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha në “Debat Plus”, ka thënë se zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi ka të drejtë në të dy deklaratat që ka bërë.

“Mirë e ka në të dy dyjat”, ka thënë Ylli Hoxha.

“E para, sepse vërtetë po e do Asociacionin por nuk po e do marrëveshjen në tërësi, po do pjesë të caktuara të marrëveshjes. Problemi i krejt kësaj ngjarjeje është se Serbia po do pika të caktuara të marrëveshjes të implementohen, e pikat që e ngarkojnë dhe i kushtojnë mos me i zbatu dhe ky është synimi i saj”, ka thënë ai.

Hoxha ka thënë se ky është “problem fundamental” i kësaj çështjeje që e kemi.

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi para dy javëve ka thënë se “problem është Serbia sepse po e kërkon Asociacionin prandaj po i bën këto veprime”, dhe pas dy javëve ka thënë se “Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje dhe prandaj po i bën këto”.

Sot (e hëna e 26 qershorit) janë liruar tre policët e Kosovës, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Shem Mustafa, pasi ishin kidnapuar më 14 qershor brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika