Policia e Kosovës ka njoftuar se në zonën kufitare, lindje, janë ndaluar dy vetura me targa të Serbisë në dy raste të ndara, duke arritur kështu të parandalojnë kontrabandimin me mallra.
Në rastin e parë, të martën rreth orës 00:25, një automjet Mercedes është ndaluar në hyrje të fshatit Pasjan, i drejtuar nga një person i dyshuar me inicialet M.S.
Gjatë kontrollit të kësaj veture janë gjetur dhe konfiskuar 35 arka me 20 shishe pije alkoolike.
Në rastin e dytë, në të njëjtën datë dhe në të njëjtën zonë, një tjetër automjet Mercedes me targa të Serbisë është ndaluar dhe është drejtuar nga një person i dyshuar me inicialet Z.I.
Gjatë kontrollit të kësaj veture janë gjetur dhe konfiskuar gjithashtu 29 arka me 20 shishe pije alkoolike.
“Në kuadër të planit operacional të Task Forcës, në zonën kufitare ‘Lindje’, Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka bërë parandalimin e kontrabandimit me mallra.Me datën 27.06.2023 rreth orës 00:25 në hyrje të fshatit Pasjan është ndaluar vetura Mercedes me targa të Serbisë, e drejtuar nga i dyshuari M. S., si dhe vetura tjetër po ashtu Mercedes me targa të Serbisë e drejtuar nga i dyshuari Z. I” thuhet në njoftim të Policisë.
Mallrat e konfiskuara janë përcjellë në terminalin doganor në bashkëpunim me prokurorin kujdestar.
Ndërsa, rasti po vazhdon të hetohet nga njësiti kompetent i Policisë së Kosovës.