Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur në takim guvernatoren e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds, të cilën e ka falënderuar për kontributin në avancimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, veçmas për ndihmën e Gardës së Iowa-s në forcimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Kisha nderin që në vizitën e saj të parë në Kosovë, të zhvilloj një bashkëbisedim të ngrohtë me Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, znj. Kim Reynolds. Me këtë rast, shpreha falënderimin për kontributin e jashtëzakonshëm të saj në avancimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes vendeve tona, e veçmas për ndihmën e Gardës së Iowa-s në forcimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje, Haradinaj i ka shprehur falënderim shqiptaro-amerikanit shembull, Rrustem Gecaj dhe djalit të tij Avdiut, të cilët siç thotë ai, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për Kosovën që nuk e ndalën asnjëherë.