Remzi Shala dënohet me nëntë vjet burgim për krime lufte

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Remzi Shala, duke e dënuar me 9 vjet e 6 muaj burgim efektiv

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Remzi Shala, i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, duke e dënuar me 9 vjet e 6 muaj burgim efektiv, lidhur me akuzën për krime lufte kundër popullatës civile.

Aktgjykimi u shpall të martën, nga kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi.

“Se gjatë kohës së luftës në Kosovë, me datën 26 qershor 1998 rreth orës 23:00, në fshatin Duhël, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në uniformë dhe i armatosur me armë të gjatë, së bashku me 5 – 6 pjesëtarë të UÇK-së të paidentifikuar, të armatosur dhe me maska në fytyrë, për shkak të dyshimit se H.P., është duke bashkëpunuar me forcat serbe, kanë shkuar tek shtëpia e tij dhe e kanë kanë marrë peng, në atë mënyrë që te dyert e oborrit e kanë thirrur emrin e tij dhe pasi i dëmtuari A.P., , djali i viktimës, i përgjigjet thirrjes dhe i fton të hyjnë, të njëjtit kanë hyrë në oborrin e shtëpisë, i akuzuari i cili u printe dhe ishte i vetmi pa maskë në fytyrë, ka kërkuar të takohet me viktimën H.P., i cili në atë moment ishte brenda në shtëpi, pas njoftimit nga A, ai del në oborr, ku i akuzuari e pyet “a je ti H.”, pas përgjigjes se të dëmtuarit “po unë jam”.

“Pas një bisede të shkurtë, i akuzuari kërkon prej tij që të shkojë me ta se “dëshirojmë me pas një bisedë më të gjatë me ju”, kur viktima thotë “po, ku të doni vetëm të marr cigaret”, i akuzuari i thotë “hajde se ne i kemi të gjitha” dhe kur kanë dal nga dyer të oborrit, viktimën e kanë kapur nga duart duke vazhduar në këmbë në drejtim të lagjes së Qatani dhe pas disa çaste i dëmtuari A.P., i sheh dritat e automjetit duke lëvizur nga lagja Qatani në drejtim të fshatit Grejqevcë dhe pas mbajtjes së tij për disa ditë të mbyllur në vende të paidentifikuara, me datën 01. korrik 1998, trupi i pajetë i viktimës H.P., është gjetur në afërsi të rrugës afër qendrës së fshatit Duhël”, thuhet në aktgjykim.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari obligohet që t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale në shumën prej 500 eurosh në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro për fondin e viktimave të krimit.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika