Haradinaj: Kurti është një tip mashtrues për palën ndërkombëtare, nuk po i zbaton obligimet e marra

"Po kuptohet se Kurti është një tip mashtrues për palën ndërkombëtare, edhe pse i ka marrë obligimet, ai po kërkon mënyra ti minojë ato, të mos i zbatojë, nuk po del serioz", kështu ka deklaruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në emisionin "FIVE"

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është një tip mashtrues në sytë e ndërkombëtarëve, pasi siç thotë ai, obligimet që i ka marrë po kërkon mënyra që t’i minojë ato.

Në emisionin “FIVE”, Haradinaj ka thënë se Kosova është vonuar të japë propozimin e vetë për statutin e Asociaconit të Komunave me shumicë serbe dhe se siç thekson ai, kjo vonesë po lexohet si dëshirë për ikje nga Marrëveshja e Brukselit/Ohrit.

“Po kuptohet se Kurti është një tip mashtrues për palën ndërkombëtare, edhe pse i ka marrë obligimet, ai po kërkon mënyra t’i minojë ato, të mos i zbatojë, nuk po del serioz. Nëse Kosova vazhdon të dalë si pala joserioze, si pala që po e rrezikon sigurinë, stabilitetin, besoj goditjet janë të rënda për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, Kosova e ka humbur besimin nga aleatët dhe kjo do t’i kushtojë këtij vendi në të gjitha rrafshet.

“Ndryshimi i pozicionit të Kosovës nga vendi i besueshëm, është llogaritë pas Amerikës si vendi i dytë ku amerikanët ndihen si në shtëpinë e vet, institucionet janë proamerikane, ka bashkëpunim në çdo fushë, vetëm humbja e këtij pozicioni që ka qenë mjaft i dobishëm ku edhe vendet e tjera janë kujdes si të sillen me ne, është serioze. Në momentin që e humbim këtë pozicion, do të na kushtojë në të gjitha rrafshet”, ka vijuar Haradinaj.

Ndërsa, në lidhje me telefonatën e mbrëmshme në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në lidhje me shtensionimin e situatës Kosovë – Serbi,  Haradinaj ka thënë se kjo telefonatë flet shumë dhe se nuk i ka lënë materie tjetër Kurtit veçse të zbatojë planin trepikësh.

Sipas tij, ishte një telefonatë telegrafike, në të cilën u dha një ultimatum për planintrepikësh dhe se “nuk u përmendën marrëdhëniet e mira Kosovë- ShBA”.

“Ajo telefonatë, është një lloj komunikimi me palën që nuk e zgjeron shumë bisedën, nuk i ka cekur marrëdhëniet e mira. Ai thotë me urgjencë të depërshkallëzohet situata dhe planitrepikësh, kjo flet shumë, nuk i ka lënë ndonjë materie tjetër, përkundër se Kurti i zgjeron më shumë, u mvesh aspekte tjera, ishte mjaft telegrafike, ishte ultimatum”, ka thënë Haradinaj.

Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk janë duke e kuptuar seriozitetin e situatës në të cilën gjendet Kosova.

“Jemi në situatën e njëjtë si në kohën e targave, Amerika atëherë deshi të na ruajë nga situata në veri, sikurse te rasti i zgjedhjeve, te kryetarët e rinj të mos hynë në ndërtesa komunale, të gjitha këto situata që nuk kanë pasur koordinim e kanë sjellë situatën më keq. Presidentja, kryeministri, qeveria nuk e kuptojnë seriozitetin e situatës dhe sa e rrezikshme është kjo situatë për ne”.

Ndryshe, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me liderët e Kosovës dhe Serbisë, me të cilët ka biseduar për tensionet në veri të Kosovës.

Përmes dy postimeve në Twitter, Blinken ka bërë thirrje për ulje të tensioneve dhe kthim të menjëhershëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Sipas tij, plani trepikësh i BE-së është mënyra më e mirë për të ecur përpara.

Ky plan i kërkon Kosovës, shtensionimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika