Arrestohen pesë persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona, të dyshuar për përfshirje në veprimtari penale, pasi gjatë kontrollit të një veture janë gjetur armë dhe sasi substancash që dyshohet të jenë kokainë dhe marihuanë

Pamje të armëve të sekuestruara

Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe hetuesit e Njësisë së Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren ka njoftuar se pas mesnate, më datën 11 maj 2022, kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa vendore.

Në njoftimin e Policisë thuhet se në veturë ishin tre persona: E.T., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), T.L., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) dhe V.S., (mashkull kosovar). Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dy armë dhe një sasi substance që dyshohet të jetë marihuanë.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe është kërkuar leje nga gjyqtari i procedurës paraprake për kontroll të objekteve.

Pamje të armëve të sekuestruara

Pas marrjes së urdhërit, Policia ka kontrolluar edhe një lokal dhe një banesë në Prizren. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një armë tjetër zjarri dhe disa qese më substancë që dyshohet të jetë narkotike.

Ndërkohë janë ndaluar edhe dy të dyshuar të tjerë (te lokali dhe në banesë): L.H., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar) dhe D.M., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar).

Policia si dëshmi te vetura, në lokal dhe në banesë ka gjetur dhe sekuestruar, gjithsej:

Tri armë zjarri (pistoleta) me 13 fishekë,

Tetë qese të vogla me substancë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë me peshë 8.87 gramë,

Një qese që dyshohet të jetë substancë narkotike –kokainë,

Një peshore elektrike, një foli alumini për mbështjellje të narkotikëve, një pako letra ”rizlla”.

Pamje të armëve të sekuestruara

Ndaj të dyshuarve iniciohen rastet penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Pas intervistimit në prezencë të avokatëve mbrojtës, pesë të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika