Policia e Kosovës njofton se në Vushtrri është arrestuar i dyshuari që pas një mosmarrëveshjeje të çastit, të ndodhur në fshatin Maxhunaj, me armë zjarri ka plagosur dy viktimat meshkuj kosovarë.
“Si pasojë e lëndimeve, dy viktimat A. I., 28-vjeçar dhe E. O., 35-vjeçar, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, njofton Policia.
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit 42-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës i është caktuar masa e ndalimit policor.