Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Rama shkroi shkurtimisht në Facebook, “Gëzuar Kurban Bajramin”.
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Festën e Kurban Bajramit.
Udhëheqësit e Bashkësisë Islame bënë thirrje për paqe, mëshirë dhe dashuri.
Kjo festë e ka domethënien e “drejtësisë, unitetit dhe mirëkuptimit”, tha në mesazhin e urimit myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.
Festa karakterizohet me pelegrinazhin e Haxhillëkut dhe flijimin e kurbanit apo therjen e dashit.
Haxhillëku është një ndër pesë shtyllat e Islamit.
Sipas mundësive fizike dhe financiare, myslimanëve u kërkohet që ta kryejnë këtë ritual së paku një herë në jetë.