Një person është arrestuar të martën, nën dyshimin se ka plagosur dy persona me armë zjarri në Vushtrri.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti cilësohet si “vrasje në tentativë”.
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje me armë zjarri kishte plagosur dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.