Një i mitur është sulmuar seksualisht të martën e 27 qershorit nga një person i panjohur.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku rasti është cilësuar si “sulm seksual”.
Njësitet policore po e hetojnë rastin, vijon njoftimi në raport.
“Me 27.06.2023 viktima mashkull kosovar – i mitur, ka raportuar se me datën e cekur është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.