Shqiptarët nuk po vaksinohen, interes i ulët nga ana e tyre

Shqiptarët nuk po vaksinohen, e tatëpjeta e rënies së interesit sa vjen e po theksohet. Në dy javët e fundit janë injektuar më pak së 20 mijë doza, në të cilat përfshihen edhe ato të kryera nga ata që jetojnë jashtë vendit

Me sa duket po fiton refuzimi, për shkak se shifrat e ulëta të covidit nuk ua mbushin syrin qytetarëve që të vaksinohen.

Qytetarët e pyetur nga gazetarët u shprehën se pasi nuk ka rritje të shifrave për raste të reja me COVID-19, atëherë me këto raste të cilat janë të ulëta, ata nuk janë duke u neglizhuar.

Këto pretendime, të cilat i japin qytetarët nuk janë aspak bindëse për mjekët infeksionistë, ata përsërisin arsyet se përse qytetarët duhet të vaksinohen.

“Të mbron nga varianti BA.2. E gjithë popullata mbi 16 vjeç duhet ta marrin vaksinën”, ka thënë Artan Simaku, mjek infeksionist.

Argumentet se pse duhen marrë dozat bëhen edhe më të shumta, kur bëhet fjalë për personat e pavaksinuar.

“Prandaj theksohet me forcë rëndësia e madhe e vaksinimit” shtoi Simaku.

Ambicia e Qeverisë, ndonëse ishte imunizimi i gjithë popullatës mbi 18 vjeç brenda pranverës, shifrat e deritanishme shfaqen zhgënjyese. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, deri më 10 maj janë vaksinuar me doza të para më pak se 1,3 milion qytetarë, me të dyta pak më shumë se 1,2 milion dhe me të treta gati 300 000 mijë.

Thënë ndryshe, deri më tani ka marrë dozë të parë më pak se 47% e popullatës, doza të dyta pak më shumë se 44% dhe të treta 10.6%.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika