Deputetit i Kuvendit i Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bekim Haxhiu, ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe familjen e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për festen e Kurban Bajramit.
Ai në këtë vizitë ka qenë së bashku me bashkëluftëtarët e Thaçit dhe Veselit.
“Sot bashkë me vëllezër, miq e bashkëluftëtarë vizituam familjet e presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veseli, me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke iu uruar shëndet dhe bashkim sa më parë me më të dashurit e tyre, të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë!”, ka shkruar ai në Facebook.