Pas disa lajmeve se rruga për në Jarinje është bllokuar nga serbët lokalë, RTV Dukagjini ka kontaktuar Policinë e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, për RTV Dukagjinin ka thënë se rruga është e lirë dhe se nuk është bllokuar.