Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes(LVV), Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi Policia e Kosovës e ka detyruar djalin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ta largojë bluzën në të cilën mbante mbishkrime provokues ndaj Kosovës.
“Danilo e dorëzoi fanelën në të cilën thoshte s’ka dorëzim. Djali i Vuçiqit, Danilo paska ardhur në Kosovë me maicë Nema Predaje (S’ka dorëzim)”, ka shkruar në Facebook Bajqinovci.
Por, sipas deputeti të pushtetit, i bir i Vuçiqit u dorëzua e largoi bluzën.
“Policia ia ka ndalur veturën, ia ka kontrolluar veturën dhe i ka thënë ta heqë bluzën. Danilo e hoqi bluzën. Ka, ka dorëzim. (Ima, ima predaje)”, ka shkruar ai në Facebook.