Sveçla e quan Vuçiqin “gënjeshtar kronik”: Djali i tij u ndalua vetëm një herë nga Policia e Kosovës

Pretendimet e presidentit të Serbisë Vuçiq se djali i tij u ndalua nga autoritetet e Kosovës tri herë, i ka mohuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili e ka quajtur "gënjeshtar kronik", teksa ka theksuar se djali i tij u ndalua vetëm një herë nga policia në dalje të Prishtinës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është një “gënjeshtar kronik”.

Kjo deklaratë e Sveçlës vjen pasi presidenti serb të mërkurën deklaroi se djali i tij, Danilo, teksa ishte pjesë e festës së Vidovdanit në Graçanicë, u ndalua tri herë nga Policia e Kosovës.

Sveçla e ka mohuar këtë duke thënë se u ndalua vetëm një herë nga Policia e Kosovës, e cila ka kërkuar nga djali i Vuçiqit gjatë ndalimit ta heqë bluzën provokative që e kishte veshur, të cilit më pas iu kontrollua vetura dhe më pas u la i lirë për t’u larguar drejt Serbisë.

“Ai ka hyrë në Kosovë si qytetar i rëndomtë. Nuk ka procedura të veçanta për qytetarët e rëndomtë. Ai u shfaq më pas në Graçanicë me këtë bluzë provokative. Policia normalisht se i ka ndalur veturat që janë sjellë në mënyrë të çuditshme. Atij i është kërkuar heqja e kësaj bluze provokuese për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo është e gjitha dhe ata janë larguar drejt Serbisë”, ka thënë Sveçla.

“Ne e dimë që Vuçiqi ka qenë ministër i propagandës në kohën e Millosheviqit, por se është gënjeshtar kronik po na vërteton tërë kohën. Djali i tij nuk është ndaluar tri herë, por veç një herë në dalje të Prishtinës”, ka vijuar Sveçla.

Ai ka thënë se djali i Vuçiqit ka hyrë përmes pikës kufitare në Merdarë dhe se Policia e Kosovës gjatë kontrollimit të veturës së tij nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë.

“Patjetër që Policia e Kosovës nuk ka gjetë asgjë të dyshimtë, po të gjendej ndonjë armë, do e kishte obligim që të ndërmarrë hapat e duhur sikurse në rast të gjetjes së ndonjë personi me armë ilegale”, ka vijuar Sveçla.

Ndryshe, i biri i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, është parë në Graçanicë të mërkurën, aty ku po mbaheshin festimet e Vidovdanit.

Ai kishte të veshur një bluzë me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”, por që më pas ishte ndaluar nga Policia e Kosovës dhe i është kërkuar heqja e bluzës.

Djali i Vuçiqit shihet në manifestimet e Vidovdanit në Graçanicë

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika