Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar për një person të vdekur dhe 14 raste të reja nga COVID-19 në Kosovë.
Numri i të infektuarve vjen nga 670 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 10 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 350.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 252 persona kundër Coronavirusit.
Ndërkaq, 902 mijë e 605 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 822 mijë e 426.
Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 102 mijë e 128.
Janë një milion e 827 mijë e 339 doza të administruara në total.
Një ditë më parë, më 10 maj, në Kosovë janë raportuar katër raste të reja me Covid-19, dhe asnjë person nuk e ka humbur jetën.