E njohur në mbarë botën për pamjen mbresëlënëse por edhe për instinktet e saj vrastare.I takon kategorisë së bimëve mishngrënëse, dhe më specifikisht familjes Droseraceae lure, e cila përfshin mbi 194 lloje.
Drosera mund të jenë aq të vogla sa një monedhë ose aq e madhe sa një shkurre e vogël. Gjethet e tyre të mbuluara me tentakulë vijnë në një larmi dizajni kanë gjethe rrethore, gjethe në formë ovale, gjethe të formësuara ose lineare ose filiforme si një teh i hollë bari. Gjethet e tyre mund të jenë në formë rripi, ose të degëzuara si një fier ose rrjetë merimangash vdekjeprurëse.
E quajtur ndryshe edhe Bima-merimangë, gllabëron çdo insekt që kalon para saj.
Një veçori karakteristike e bimës në fjalë, janë gjethet e gjera, sipërfaqja e të cilave është e mbuluar me disa fijëza të mprehta që ndihmojnë në kapjen e insekteve. Në skajin e çdo fieje gjenden disa pikëza me një substancë ngjitëse. Porsa insektet vijnë në kontakt me lëngun ngjitës, është e pamundur që të shkëputen. Në vazhdim, gjethet e droseras mbështillen ngadalë, duke e çuar “prehun” në bazën e bimës për tretje.
Është supozuar se insektet tërhiqeshin gjithashtu nga ngjyra e kuqe e ndezur të cilën e kan shum nga lloji i këtyre luleve .