Dy kryeministra nga BE vizitojnë Kosovën javën që vjen

Siç raporton gazeta holandeze “Haarlems Dagblad”, kryeministri i Holandës dhe ai i Luksemburgut pritet të vizitojnë Kosovën të hënën dhe të martën. Pas Kosovës, të njëjtit do të vizitojnë edhe Serbinë

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, do ta vizitojnë Kosovën në fillim të javës së ardhshme.

Siç raporton gazeta holandeze “Haarlems Dagblad”, dyshja pritet të vizitojnë Kosovën të hënën dhe të martën. Pas Kosovës, të njëjtit do ta vizitojnë edhe Serbinë.

Dialogu Kosovë-Serbi dhe depërshkallëzimi i situatës në vend do të jenë tema diskutimi.

Përndryshe, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Serbët kundërshtuan këtë dhe që atëherë po zhvillojnë protesta duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale policore.

Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kurtit tri kërkesa kryesore: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, nga Beogradi është kërkuar që të sigurojë që serbët të marrin pjesë pa kushte në zgjedhjet eventuale lokale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika