Gazetari nga Austria, Vehbi Haliti, në një lidhje direkte në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, është shprehur se nuk ka numër të madh të bizneseve që mund të bëjnë investime të mëdha në Kosovë.
Haliti theksoi se pas një takimi me rrjetin e bizneseve në Austri, ka vërejtur se ekziston një numër i caktuar i bizneseve që mund t’i quajmë biznese të mesme, por shumica prej tyre janë biznese të vogla ose shërbyese.
“Sa i përket potencialit, mund të them që potenciali ekziston, mirëpo kjo mënyrë e biznesit e cila sot zhvillohet në pjesën më të madhe të Evropës, nuk ka potencial për investime të mëdha në Kosovë”, ka thënë Haliti.
Tutje, Haliti theksoi që drejtimi i investimeve në Kosovë duhet të shkojë kah prodhimi dhe industria, pasi, sipas tij, ekzistojnë kushtet që në vend të ketë një reformë të tillë.