Është votuar pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ka bërë të ditur Këshilltarja komunale, Aida Doli.
Me anë të një postimi në Facebook, Doli e ka cilësuar këtë votim si një tregues bashkëpunimi e përforcimi të qeverisjes lokale.
“Sot, në Kuvendin Komunal, në Veriun e Mitrovicës, u votua pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për t’i adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, ka shkruar ajo.