Policia e Kosovës njofton se Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 166 km/h ë zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h.
Policia njofton se shoferi është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 166 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, njofton Policia e Kosovës.