Berisha i PDK-së: Koordinimi me ShBA-në është vetë ligjshmëria në Kosovë

"Koordinimi me SHBA është vetë ligjshmëria në këtë vend. Se nganjëherë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë dhe drejtësinë përcakton forca dh fuqia. Ne jemi në një rrethanë të tillë, ku forca duhet ta luajë rolin e vetë"

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në emision “FIVE’ në RTV Dukagjini ka thënë se koordinimi me faktorin ndërkombëtar, specifikisht, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës “është vetë ligjshmëria në Kosovë”.

Berisha, këto i tha në lidhje me mos-koordinimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për vendimet e fundit që i ka marrë në lidhje me situatë në veri me ShBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtar të Kosovës.

“…Kryeministri po qëndron, edhe unë e mbështes, por ku po na çon qëndrimi, në sanksione, nga kush, nga ai që të ka krijuar. Koordinimi me ndërkombëtarët është ligjshmëria. Koordinimi me SHBA është vetë ligjshmëria në këtë vend. Se nganjëherë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë dhe drejtësinë përcakton forca dh fuqia. Ne jemi në një rrethanë të tillë ku forca duhet ta luajë rolin e vetë. Dhe forca nuk e ka Kosovën, pr e ka partneri ynë, që na ka ndihmuar ta fitojmë lirin, bëjmë pavarësinë, dhe ta fuksionalzojnë shtetin, janë ShBA-të”, ka thënë Berisha.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika