Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i ka cilësuar si shkatërruese për Kosovën izolimin dhe sanksionet ndaj saj.
“Edhe me mbështetjen e plotë nga ShBA dhe vendet kryesore të BE-se, Kosova ka vështirësi në integrimin euro-atlantik për shkak të kundërshtimeve të vendeve të caktuara. Pa këtë mbështetje, është i pamundur çfarëdo progresi. Ndërkaq, me sanksione dhe izolim që pason, as status quo-në ekzistuese nuk mund ta ruajmë”, ka shkruar Hoti.
Hoti ka thënë tutje se me politikën e jashtme “jo-perëndimore” të binomit fatkeq të Kosovës, Kurti-Osmani, Kosova po kthehet në problem të sigurisë evropiane dhe perëndimore.
“Ta kemi të qartë: Kosova nuk mund të qeveriset nga një kryeministër dhe presidente që i sjellin Kosovës sanksione nga aleatët në vend të integrimit euro-atlantik”, ka shtuar Hoti.