Synimin e ka tek një numër.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është i bindur se Kosova, do të jetë vendi numër 33 i NATO-s, pasi që pritet që numrin 32 ta zërë shteti i Suedisë, që është në pritje të zyrtarizimit të anëtarësimit.
I rrallë në prononcime e deklarime, ministri i mbrojtjes Armend Mehaj ka folur për Dukagjinin nga ceremonia e diplomimit të kadetëve të rinj të FSK-së.
I pyetur për reagimet e Borellit lidhur me ushtrimet e FSK-së në Mitrovicën e Jugut, Mehaj tha se FSK ka planet e saja e nuk ndalet brenda territorit të Kosovës.
“Ne I kemi ushtrimet që I planifikojmë 1 vjecare, dy vjecare, 4 vjecare , lëre më që kemi edhe planë afatgjate 10 vjecare, dmth këto trajnime që I bëjmë jo vetëm aty unë I përmenda edhe mbi 11 shtete mbi 113 pjestarë që I kemi jashtë vendit, tash për momentin përvec akademive të tjera, aktivitetet tona nuk ndalen, cfaredo reagimi që të ka të individëve ne basHkpunimin e kemi të shkëlqyer, me partnerët tanë ndërkombëtar, përfaqësimin elartë brenda ministrisë së Mbrotjjes e kena nga 17 shtete, ne koordinohemi me partnerët brenda dhe jasht vendit, trajnime shkolllime, jo vetëm këto që janë të përditshme. Ne nuk ndalemi se jemi në tërritorin e Republikës së Kosovës, sa I përket deklaratave individëve jashtë vendit, unë nuk merrna me shtetet fqinje, këtë radhë Serbia cka mendon apo a cka pretendon se ajo smendon kurrë mirë për neve por na jemi shteti ma proevropian më prO Nato jena në drejtim jemi të fokusuar, unë kam thanë se numri 33 në antarësimin e Natos na takon neve, Suedia 32, 33 Kosova, dhe cështja e ballkanit zgjidhet njëherë për tona herat”, ka thënë Mehaj.
E ndërkohë që po vazhdon implementimi i programit “Edukim për Siguri” në tetë kazerma të FSK-së, me ç’rast instruktorët janë duke ligjëruar para nxënësve temat e parapara përfshirë këtu edhe pjesën praktike, Mehaj tha se po punohoet që një ajo të shndërohet në lëndë shkollore.
“Ta shohim mundësinë në të ardhmën me futë në kurrikulë si gjitha landët tjera, Me m’pyet mu, unë e jap maksimumin por ju e dini se kjo varet edhe prej dikastereve të tjera jena në bashkpunim me Ministrinë e Arsimit, mbështetjen e qeverisë e kemi pasë, këtë radhë ekeni testu pilotprojektin, vitin e ardhshëm do të jetë tre javor, 2 javë teori, një javë praktikë”, ka shtuar Mehaj.
Mehaj ka folur shkurt edhe për Defender 2023, duke thënë se FSK- ja nuk ka arritur ta bëjë vetëm prezentimin, pasi të gjitha fazat e ushtrimin kishin përfunduar më herët, përfshirë këtu validimin.