Presidentja Vjosa Osmani, gjatë përmbylljes se vizitës së saj në SHBA, mori pjesë në darkën e shtruar nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, për nder të takimit të liderëve të Konferencës së Sigurisë së Munihut.
Është bërë e ditur se Osmani dhe Pelosi, temë të diskutimit kishin gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë e në veçanti të Ballkanit.
Në këtë drejtim u potencua rëndësia e partneritetit dhe komunikimit të vazhdueshëm në të dyja anët e Atlantikut për garantimin e paqes dhe stabilitetit.
Në darkë presidentja Osmani pati rastin të takohet edhe me kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, senatorët Bob Menendez e Lindsay Graham, kongresistin Gregory Meeks, si dhe zyrtarë e të ftuar të tjerë.
Presidentja Vjosa Osmani, po qëndron në Uashington me ftesë të organizatorëve të takimit të liderëve të Konferencës së Sigurisë së Munihut.
Ndërsa në të kaluarën krerët e shtetit të Kosovës janë pritur në Shtëpinë e Bardhë.