Agim Shahini, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) njofton se koncerti i Ramë Lahajt në Ulqin ka bërë bashkë kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Sonte në koncertin e Ramë Lahajt në Ulqin, u mblodhën krerët e Malit të Zi Kryeministri Dritan Abazoviq, ai i Shqipërisë Edi Rama bashkë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe shumë ministra, deputetë e kryetarë të Komunave nga tri shtetet”, ka shkruar Shahini.
Ai është shprehur se Komuna e Ulqinit është shembull për të mirën e kulturës shqiptare.