Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka uruar Spanjës presidencë të sukseshme gjatë kohës së saj si presidencë e Bashkimit Evropian.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka deklaruar se pret që përpjekjet në rrugën e Kosovës drejt BE-së të vazhdojnë. Ajo pati edhe falënderime për Suedinë.
“Ndërsa Suedia përfundon Presidencën e Këshillit të BE-së, falënderoj @SwedishPM Ulf Kristersson për udhëheqjen dhe përkushtimin e tij për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë. Presim të vazhdojmë përpjekjet tona për ta sjellë Kosovën më afër BE-së gjatë @eu2023es dhe i urojmë Spanjës një presidencë të suksesshme”, ka shkruar Osmani në Twitter.
As Sweden concludes its @EUCouncil Presidency, I thank @SwedishPM Ulf Kristersson for his leadership and commitment to security & stability in Europe.
We look forward to continue our efforts to bring Kosovo closer to the EU during @eu2023es & wish Spain a successful presidency.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 1, 2023
Spanja ka marrë sot udhëheqësinë e presidencës së Bashkimit Evropian, të cilën do ta mbajë deri në dhjetor të këtij viti.
Siç raportoi REL, ajo nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj karshi njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Kosova kishte dorëzuar kërkesën formale për anëtarësim në BE më 15 dhjetor.