Deputeti sllovak në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilčík njofton se gjatë kësaj jave ka pasur një diskutim të hapur me emisarin Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi.
“Është parësore të shihen hapa konkretë drejt lehtësimit të veriut në Kosovë”, ka shkruar deputeti sllovak.
Pas këtij postimi ka reaguar vetë emisari Lajçak duke thënë se i vlerëson interesat dhe mbështetjen e shprehur për punën e tij.
“E vlerësoj interesin dhe mbështetjen e shprehur për punën time”, ka shkruar Lajçak.