“Kurti në ‘listën e zezë’ të ShBA-ve”, Berisha me opsion: Zonja Presidente, dorëhiqu dhe shpëtoje Kosovën

"Kosova është në prag të një krize politike, që do e qoj në falimentim politik. Pas falimentimit ekonomik, me ndaljen e zhvillimit dhe falimentimit moral, me ikjen e mëse 200 mijë të rinjëve jashtë vendit, zhvillimet e vendimet e fundit politike të qeverisë, do ta shëndërrojnë Kosovën në një vatër grupesh kriminale, të cilat do të jenë të predispozuara të kryejnë akte terroriste"

“Kurti në ‘listën e zezë’ të ShBA-ve”, Berisha me opsion: Zonja Presidente, dorëhiqu dhe shpëtoje Kosovën (Ilustrim)

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë një shkrim të gjatë për situatën poltike në Kosovvë. Berisha në këtë shkrim ka paralajmëruar se do të publikohet një “lista e zezë” e ShBA-ve dhe ku do te jetë edhe kryeministri i Kosovës, Abin Kurti, në të.

Dhe kështu, Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e presidentes, Vjosa Osmani, si opsion për “shëptimin e Kosovës”.

“Opsioni më pak i deshirueshëm, është ta dërgoj vendin në zgjedhje të përgjithëshme të jashtëzakonshme, duke e kryer kështu një akt të ndershëm qytetar, para se Kryeministri ynë të publikohet në “listën e zezë” të SHBA-ve. Kjo situatë, bashkë me zhvillimet në TS në Hagë, do ta ushqenin propagandën politike, diplomatike e mediale antikosovare, me theks sërbe. Pra, do të pushtohen mediat nga shkrimet, se si “Kryeministri i Kosovës, është në “listën e zezë” të SHBA” dhe “SHBA kundër vendit që e çliroj dhe e pavarësoj vet”.  Para se të publikohet Kryeministri në “listën e zezë” dhe të rrezikojmë pezullimin e njohjeve të  Kosovës, Znj.Presidente, shpëto Kosovën dhe pavarësinë e saj!”, ka shkruar Berisha.

“Po vërehet lexueshëm dhe po dihet tashmë, që plani i Albin Kurtit është ky.

Por, ju Znj. Presidente, shpëtojeni Kosovën, ofroni dorëheqjen!

Më i rendësishëm është populli, shtetësia dhe institucionet e Kosovës, se pozita.”

Shkrimi i plotë i Berishës:

Kosova është në prag të një krize politike, që do e qoj në falimentim politik. Pas falimentimit ekonomik, me ndaljen e zhvillimit dhe falimentimit moral, me ikjen e mëse 200 mijë të rinjëve jashtë vendit, zhvillimet e vendimet e fundit politike të qeverisë, do ta shëndërrojnë Kosovën në një vatër grupesh kriminale, të cilat do të jenë të predispozuara të kryejnë akte terroriste.

Pra, kjo erdhi si pasojë e deshtimit politik të Albin Kurtit, i cili për tre vite qeverisje i humbi miqtë strategjik të Kosovës duke përfshirë edhe SHBA- të.

Në një kohë, kur Kosova ishte në rrezik të emërohej si shtet me ushtri kriminale e terroriste, nga se siç paragjykohej, “në krye të saj ka udhëheqës me akuza kriminale, ani se të fabrikuara nga Sërbia e Rusia”, kujtojmë se në atë kohë, ish-Kryeministri i Kosovës z.Ramush Haradinaj, dorëzoi mandatin e tij të parë, duke treguar se “atdheu është me i rëndësishëm se sa posti politik”.

Pas disa vitive, Sërbia me Rusinë, fabrikuan prap dosje për udhëheqësit e shtetit të Kosoves, kësaj radhe për Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeparlametarin Kadri Veseli, të cilët ende pa u ngritur aktakuzat për ta, ofruan dorëheqje, vetëm që shteti i Kosovës të mos dëmtohet me terma kriminal, të cilat do ta fyenin çdo qytetar të këtij vendi dhe përdhosnin institucionet e Kosovës.

Pra, kësaj radhe, për shkak të kursit politik, me masat sanksionuese për Kosovën, pritet të hyjë në “listen e zezë” të SHBA, Albin Kurti – Kryeministri i Kosovës, meqë dihet dhe është kuptuar agjenda e tij, për çka edhe nuk pritët të dorëhiqet.

Prandaj, duhet kërkuar nga Presidentja e vendit që të ofron dorëheqjen dhe ti ftoj spektrin politik për një kompromis e konsensus politik, për të krijuar një qeveri tranzitore, gjithpërfshirëse, mandati i të cilës nuk do kufizohej në kohë por do matej me përmbushjen e detyrave programore, që do të ishim: përmbushja e obligimeve kontraktuale ndërkombëtare të vendit;

reforma në drejtësi bashkë me ligjin për lusracionin e dekriminalizim të institucioneve;

reformimin e sistemit elektoral;

mbylljen e të gjitha temave, mbi të cilat po krijohen kauza të rrejshme, përfshi edhe demarkimin e kufirit me Sërbinë dhe ratifikimin ndërkombëtar të kufijve të Kosovës.

Opsioni më pak i deshirueshëm, është ta dërgoj vendin në zgjedhje të përgjithëshme të jashtëzakonshme, duke e kryer kështu një akt të ndershëm qytetar, para se Kryeministri ynë të publikohet në “listën e zezë” të SHBA-ve.

Kjo situatë, bashkë me zhvillimet në TS në Hagë, do ta ushqenin propagandën politike, diplomatike e mediale antikosovare, me theks sërbe.

Pra, do të pushtohen mediat nga shkrimet, se si “Kryeministri i Kosovës, është në “listën e zezë” të SHBA” dhe “SHBA kundër vendit që e çliroj dhe e pavarësoj vet”.

Para se të publikohet Kryeministri në “listën e zezë” dhe të rrezikojmë pezullimin e njohjeve të  Kosovës, Znj.Presidente, shpëto Kosovën dhe pavarësinë e saj!

Znj.Presidente, publikimi në “listën e zezë” të Kryeministrit, do të thotë pezullim i njohjeve nga mësë 50 shtete relevante dhe do të  kthehemi në kohën e UNMIK, pra në pikën zero.

Po vërehet lexueshëm dhe po dihet tashmë, që plani i Albin Kurtit është ky.

Por, ju Znj. Presidente, shpëtojeni Kosovën, ofroni dorëheqjen!

Më i rendësishëm është populli, shtetësia dhe institucionet e Kosovës, se pozita.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika