Arifaj: Kosova pa SHBA-të nuk mund mbijetoj si shtet

Analisti Ardian Arifaj ka folur për vizitat krerëve të shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se të gjitha takimet duhet të jenë të mirëpritura por, fillimisht më të rëndësishmet janë ato të nivelit të lartë politik, kurse të tjerat janë plotësuese 

Ardian Arifaj, ish-këshilltari i Ish-presidentit Hashimi Thaçit

Ardian Arifaj, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), nuk janë të gatshme të heqin dorë nga Kosova, dhe se sipas tij nuk do të heqin dorë deri sa shteti ynë të jetë i përkushtuar për vlerat dhe parimet e njëjta me ta.

Gjithashtu, Arifaj ka treguar, për rolin e SHBA-ve në qëndrueshmërinë e shtetit të Kosovës.

“Pa Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Kosova nuk mund të mbijetoj pasi ka shumë shtete armiqësore edhe nuk është e kompletuar në arenën ndërkombëtare ende si shtet”, ka thënë Arifaj në emisionin FIVE.

Po ashtu, ai ka folur edhe për vizitat e takimet e kryeministrit Kurti në Shtetet Bashkuara të Amerikës, duke thënë se “në Amerikë nuk është nevoja që të dalësh nga Uashingtoni për të takuar përfaqësues të kompanive teknologjike”.

“Kryeministri Albin Kurti ka pasur disa takime me biznesmenë të teknologjive por që takime të nivelit të lartë politik ende nuk kemi parë dhe nuk duhet të paragjykojmë pa përfunduar vizitën”, ka shtuar ai.

Arifaj është shprehur se, qytetarët janë të interesuar që të shohin takime të nivelit të lartë politik për ta qartësuar situatën se çfarë raportesh ka në mes të Kosovës dhe SHBA-ve.

“Takimet politike janë ato me të Shtëpisë së Bardhë, Departamentin e Shtetit Amerikan, dhe ato me Kongresin e Senatit. Këto takime konsiderohen të larta sepse i takon zyrtarët të cilët luajnë rol në përpilimin e politikave të këtyre institucioneve, ku janë edhe ato për Kosovën, Ballkanin, Evropën etj,” ka thënë në emisionin “FIVE” Arifaj.

Ai ka thënë se nuk i din arsyet se pse kryeministri i Kosovës gjendet në SHBA.

“Albin Kurti është në SHBA por, ai duhet që vetë ta na informoj pse ka shkuar në Amerikë”.

Arifaj, ka treguar procedurën e cila sipas tij duhet ndjekur për të caktuar takime me zyrtarët e lartë të shtetit amerikan.

“Për të zhvilluar takime me ta duhet që të caktoheni shumë më herët, agjenda përpilohet më herët, po thuaj se kur temat e takimit dihe, atëherë merret udhëtimi”, ka deklaruar Arifaj.

Në fund Arifaj ka thënë se kryeministrit i duhen të gjitha takimet si ato me biznese, si ato me elitën politike, ndërsa takimet të tjera pos politikës janë vetëm plotësuese.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika