Të dielën përsëri parashihet që të ketë shkarkime rrufesh

Gjatë kësaj të diele në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët e që do të përcillet me shi

Ilustrim

Gjatë kësaj të diele, në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët e që do të përcillet me shi.

Parashihet që të ketë edhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 dhe 28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë, kryesisht nga veriperendimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Derisa kujtojmë që gjatë ditës së djeshme në kryeqytet kishte ndodhur një stuhi e fortë, për të cilën kishte njoftuar edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Pas kësaj që ndodhi, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njoftoi se në një pjesë të madhe të Kosovës, një numër i caktuar i daljeve ishin jashtë funksionit.

“Si pasojë e këtij moti, i përcjellur me shi e erëra të forta, rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës”, njoftoi KEDS.

Ndryshe kjo stuhi kishte shkaktuar thyerjen e pemëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Dukagjini ka siguruar pamja nga aeroporti.

Lishur me këtë situatë, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, kishte bërë të ditur se ekipet kompetente ishin në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut në kryeqytet.

Gjithashtu, Rama kishte njoftuar se është larguar lisi i rrëzuar nga rruga “Luan Haradinaj” dhe është pastruar zona.

“Ju informojmë se jemi të angazhuar maksimalisht me të gjitha ekipet tona në terren për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut. Reagimi i ekipeve tona në terren bashkë me zjarrfikësit ka qenë i menjëhershëm, kemi larguar lisin e rrëzuar nga rruga “Luan Haradinaj” dhe e kemi pastruar zonën. Faleminderojmë punëtorët nga @Hortikultura për reagimin e shpejt!”, shkroi Rama.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika