AP: Bjellorusia mund të jetë duke ndërtuar kamp ushtarak për grupin “Wagner”

Imazhet satelitore të analizuara nga agjencia e lajmeve Associated Press, tregojnë atë që dukej të jetë një kamp i sapondërtuar i stilit ushtarak në Bjellorusi

Shefi i grupit rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin

Imazhet satelitore të analizuara nga agjencia e lajmeve Associated Press, tregojnë atë që dukej të jetë një kamp i sapondërtuar i stilit ushtarak në Bjellorusi, ndërsa sipas komenteve të një grupi gueril bjellorus dhe të disa zyrtarëve, ai mund të përdoret për të strehuar luftëtarët e grupit mercenar “Wagner”.

Imazhet e siguruara nga kompania “Planet Labs PLC” sugjerojnë se dhjetëra tenda u ngritën brenda dy javëve të fundit në një ish-bazë ushtarake jashtë Osipovichit, një qytet 230 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën.

Në një fotografi satelitore të bërë më 15 qershor, nuk ka asnjë shenjë të rreshtave të strukturave të bardha dhe jeshile që janë qartësisht të dukshme në një imazh të mëvonshëm, të datës 30 qershor.

Udhëheqësit të grupit “Wagner”, Yevgeny Prigozhin dhe luftëtarëve të tij, iu ofrua strehim në Bjellorusi javën e kaluar, pasi Minsku ndihmoi ndërmjetësimin e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund asaj që dukej të ishte një kryengritje e armatosur nga grupi mercenar.

Trupat e “Wagner”-it që kishin luftuar përkrah forcave ruse në Ukrainë, morën nën kontroll një bazë ushtarake në Rusinë jugore dhe marshuan qindra kilometra drejt Moskës, në dukje, pa hasur rezistencë.

Presidenti autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, tha se vendi i tij, një aleat i ngushtë i Moskës dhe i varur prej saj, mund ta përdorte përvojën dhe ekspertizën e grupit “Wagner” dhe njoftoi se ai u kishte ofruar luftëtarëve një “bazë ushtarake të braktisur” për të ngritur kampin.

Aliaksandr Azarau, udhëheqës i grupit gueril “BYPOL”, i cili përbëhet nga ish-ushtarakë dhe është kundër presidentit Lukashenko, i tha të enjten agjencisë së lajmeve Associated Press, përmes telefonit, se pranë Osipovichit po ndërtohej një vend për mercenarët e grupit “Wagner”.

Andriy Demchenko, zëdhënës i forcës kufitare të Ukrainës, tha të shtunën për gazetën ukrainase “Ukrainska Pravda”, se në Bjellorusi mund të vendosen deri në 8,000 luftëtarë të grupit “Wagner”.

Në formë reagimi ndaj një skenari të tillë, ai tha se Ukraina do ta përforcojë kufirin e saj me Bjellorusinë në një gjatësi prej 1,084 kilometrash.

Zoti Lukashenko e ka lejuar më parë Kremlinin që ta përdorte territorin e Bjellorusisë për të dërguar trupa dhe armë në Ukrainë. Ai ka mirëpritur gjithashtu një prani të vazhdueshme të armatosur ruse në Bjellorusi, përfshirë kampe dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake, si dhe dislokimin në vendin e tij të disa prej armëve taktike bërthamore ruse.

Zëdhënësi Demchenko tha se prej kësaj jave, rreth 2 mijë trupa nga njësitë e rregullta të ushtrisë ruse ndodhen të stacionuara në Bjellorusi. /VoA

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika