Takime të “zbehta” të kryeministrit Kurti në Amerikë

Kryeministri I Kosovës po qendron për një vizit në Amerikë por që deri më tash nuk ka pas asnjë takim më lidershipin amerikanë. Këtë vizit në Amerikë dhe takime më bizneset po e kritikojnë njohësit e cështjeve politike.

Që nga e premtja e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në ShBA.

E për dy ditë me radhë ai qëndroi në shtetin e Kalifornisë.

Këtë të mërkurë ai e përmbylli vizitën në këtë shtet, ndërsa përmes një komunikate për media u bë e ditur se shefi i qeverisë ka bashkëbiseduar me profesionistë të suksesshëm të mërgatës në Kaliforni.

Paraprakisht, Albin Kurti, kishte edhe një takim kreyshefen ekzekutive të MCC-së.

Por, deri me tani ai nuk është takuar me zyrtar të lartë të Stay Departmentit të Shtetit Amerikan.

Nuk është bërë e ditur as për ndonjë takim me senatorë apo kongresmenë amerikanë.

E gjithë kjo vizitë, në sytë e vrojtuesve të zhvillimeve politike po shihet si shumë e zbehtë, e madje sipas Abit Hoxhës, një gjë e tillë është edhe e gabuar.

Abit Hoxha

“Agjenda e Kurtit s’po përgaditet si duhet. Unë mendoj që Kurrti nuk ëhstë dashtë të takohet më partnered ekonomik dhe të fleet më diasporen para se të takohet më llideshipin Amerikanë. Mendoj se hstë gabim pasi Kurrti ka dashtë të tregoj në Kosovë se mundd të shkoj në Amerik. Mendoj se kjo shkuarje e tij atje është e ngutshme”, ka deklaruar ai.

Hoxha është i mendimit se Kurti në vendë se të shkonte në Amerikë për takime me bizneset, do të duhej të shkonte në Izrael.

“Unë mendoj se Kurti ish dasht më shku në Izrael dhe Ministrja Gervalla të shkoj të flas më diasporen. Mendoj se ai nuk ka shkuar shkaku I politikave të tij”, ka thënë Hoxha.

Vizita e tij e dytë brenda pak javësh, erdhi menjëherë pas darkës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e cila ngjalli shumë reagime në Kosovë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika