Gërvalla: Kosova e gatshme për marrëveshje me Serbinë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Kosova është e gatshme të arrij një marrëveshje me Serbinë, kjo ishte deklarata e zëvendës kryeminstires Gërvalla, gjatë vizitës së saj në Bruksel. Ku Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka organizuar një darkë joformale me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën.

Një darkë liderësh është organizuar në Bruksel.

Nikoqir i saj është Joseph Borell, përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, që po i bënë bashkë liderët e 6 shteteve të Ballkanit Përendimor.

Qëllimi i këtij takimi sipas Borell, është çështja e sigurisë në Ballkanin përendimor.

Porse, ka treguar sesa i rëndësishëm është ballkani përëndimor për BE-në.

“Takimi sonte do të ushqehet me angazhimin e vazhdueshëm me Ballkanin Perëndimor, i cili mbetet prioriteti ynë strategjik. (Ballkani Perëndimor) Është politika jonë e jashtme më e rëndësishme”, ka thënë Joseph Borell, BE.

Ndërsa, Zëvendëskryeminsitrja, Donika Gërvalla, që përfaqsoi Kosovën në këtë takim, ka folur për takimin e 13 majit mes kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë.

Por, kryediplomatja kosovare dha një deklaratë e fuqishme, ku ka thënë se Kosova është e gatshme për marrëveshje me Serbinë.

“Zëvendëskryeministri Bislimi do vijë këtu për të arritur një marrëveshje, sepse dialogu duhet t’i shërbejë marrëveshjes dhe jo takimeve të shpeshta, pra të ketë rezultate. Bislimi vjen të premten këtu dhe do shohim çfarë rezultatesh do të kemi. Delegacioni kosovar është shumë i gatshëm për të sjellë rezultate në këtë proces të dialogut”, ka thënë Donika Gërvalla, Zëvendëskryeminsitre e Kosovës.

E këtë darkë, Profesori i marrëdhënieve Ndërkombëtare Ibrahim Gashi po e sheh si kthim të vemendjës së BE-së për ballkanin përendimor.

“Darkën duhet ta shohim në kuptimin e rritjes së vëmendjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Ky rikthim i vëmendjes vjen si pasojë e situatës së krijuar në Ukrainë”, ka thënë Ibrahim Gashi, Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Ndërkohë, joefektike të gjitha këto darka e takime joformale të organizuara nga BE, po i sheh profesori i shkencave poltiike, Avdi Smajljaj.

“Një aktivitet i zakonshëm që tanimë është bërë si një lloj tradite e re nga përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme”, ka thënë Avdi Smajlaj, Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Shqipërinë në këtë takim joformal po e përfaqson, Kryeminsitri Edi Rama, Serbinë Presidenti Aleksandër Vuçiq, Malin e Zi Presidenti Milo Gjukanoviç, Maqedoninë e Veriut, Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ndërsa, Bosnja e Hercegovina kishin një nivel më të ulët në këtë takim joformal, ku Bosnjën po e përfaqëson, kryetari i Këshillit të Ministrave Zoran Tegelti, ndërsa Kosovën zëvendëskryeminsitrja, Donika Gërvalla.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika