Çitaku për masat e vendosura nga BE-ja: Kryeministri s’tha asgjë, Presidentja vazhdon të heshtë, boll ma

Ajo ka thënë se kjo është dita e dytë pas konfirmimit publik të sanksioneve dhe dita e gjashtë pasi që ky vendim i është komunikuar zyrtarisht qeverisë së Kosovës

Vlora Çitaku, Nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me “heshtjen” për masat e vendosura nga Bashkimi Evropian kundër Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se kjo është dita e dytë pas konfirmimit publik të sanksioneve dhe dita e gjashtë pasi që ky vendim i është komunikuar zyrtarisht qeverisë së Kosovës.

“Kryeministri, si gjithmonë gjeneralizoi dhe nuk tha asgjë. Presidentja po vazhdon të heshtë. Momentet si këto janë definuese për trajektoren politike dhe strategjike të një shteti.  Çfarë Kosove duam ne? Të integruar apo të përjashtuar e të izoluar? Boll ma. Mashtrimi nuk kalon”, shkroi ajo.

Bashkimi Evropian gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do t’i komunikojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat blloku i ka përgatitur për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës, tha drejtori i përgjithshëm për zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Koopman.

Ai, së bashku me të dërguarin e bllokut evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë marrë pjesë në debatin në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.

Koopman tha se po përgatiten një sërë masash ndaj Kosovës. Ai përmendi pezullimin e punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), pezullimin e financimit të programeve të BE-së, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike.

Ai tha se këto masa “nuk janë marrë me lehtësi” dhe se ato janë të kthyeshme në rast se merren hapat e duhur drejt shtensionimit të situatës.

BE paralajmëron shpalljen e masave ndëshkuese kundër Kosovës

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika