A do të rishikohet demarkacioni me Malin e Zi?

Demarkacioni me Malin e Zi, po shihet si çështje e mbyllur për Kryeminsitrin e ri të këtij shteti, shqiptarin Dritan Abazoviq. E ngjashëm po mendon edhe opozita e Kosovës. Ndërsa, Vetëvendosje që edhe udhëheqëme ekzekutivin thotë se Kosova ka vullnet për rishikimin e kësaj marrëveshjeje e të njejtin vullnet politik e pret edhe nga Mali i Zi

Për herë të parë Malin e Zi po e drejton një shqiptar.

Behët fjalë për Dritan Abazoviqin i cili detyrën e kryeminsitrit të këtij shteti e mori me 28 prill.

E në ditët e para të punës së tij, i pyetur për rishikimi e demarkacionit mes Kosovës dhe Malzit të Zi, ai ka thënë se kjo është çështje e mbyllur për të.

Porse, nuk ka përjashtuar rishikimin e saj nesë pala Kosovare ka fakte mbi të.

Këto deklarata nuk kanë kaluar pa u komentuar edhe në Kosovë.

Në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se Qeveria e Kosovës do të ketë prioritet këtë rishikimin e këtij demarkacioni.

Por, deputeti i këtij subjekti Agon Batusha e pranon se duhet vullneti i dy shteteve që kjo çështje të trajtohet.

Agon Batusha, Deputet, LVV

“Zgjidhja tjetër është përmes arbitrazhit por prapë pa vullnetin e dy shteteve asgjë nuk mundemi të bëjmë dhe ky është një sinjal pozitiv që edhe Mali i Zi, mund të jetë i gatshëm që edhe njëherë t’i ridiskutojmë edhe njëherë këtë çështje”, ka theksuar Batusha.

Ndërsa, për demarkacioni, Valentina Bunjaku nga LDK e sheh si punë të kryer, derisa ka akuzuar Albin Kurtin se këtë e ka pasur kauz të rrejshme.

Valentina Bunjaku, Deputete, LDK

“Qytetarët i kanë besuar për këto kauza të rrejshme tash është kryeministri e ka mazhorancëqn i ka deputetët le ta analizojë këtë marrëveshje dhe le ta kthen në Kuvend”, ka deklaruar Bunjaku.

Ngjashëm mendon edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Hajdar Beqa, deputet nga kjo parti thotë se është shumë e veshtirë që të rikthehet në kuvend përseri kjo çështje.

Hajdar Beqa, Deputet, PDK

“Çdo kohë mbetet juridikisht e hapur për rinegocim të ri, për një veprim të tillë Kosova duhet t’i marrë hapat paraprak, në këtë rast duhet me pas Qeveria një Komision”, ka thënë Beqa.

Ndërkohë, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi thotë se gjuha e përdorur nga Kryeministri Abazoviq është shumë diplomatike dhe sipas tij nuk është në interesin e malit të zi të diskutohet përseri si temë.

“Mendoj se është temë shumë e kotë nëse qeveria fillon të merret me këtë çështje sepse kjo tani merr shumë energji, resurse e fokuse, e fokusi i Kosovës nuk është që të shtyhemi me një vend të anëtarësuar në NATO siç është Mali i Zi”, ka thënë ai

I rezervuar Abazoviq ishte edhe për nisëm rajonale, Ballkani i Hapur, duke thënë se do të merr pjesë në takime, porse Mali i Zi do t’i shpalos interesat e shtetit.

E që nga njohësit e politikës së jashtme, po cilësohet një gjuhë e matur diplomatike e kryeministrit shqiptar të Malit të Zi, porse nuk besojnë që Mali i Zi do bëhët pjesë e kësaj nisme rajonale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika