Xhaferi – Micevskt: Ulu në vend nëse nuk je për rrahje

Kryetari i Kuvendit të Maqidonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka pasur një përplajse verbale me deputetin Nikolla Micevski gjatë seancës së parlamentit më 11 maj

Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Një tollovi ka ndodhur gjatë seancës plenare të parlamentit të Maqedonisë së Veriut, kur kordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, kërkoi fjalën por kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk i dha të drejtë.

Xhaferi i kishte thënë Micevskit “Shko e ulu në vendin tënd nëse nuk je për rrahje”.

Ndërsa Micevski, ka reaguar “Mos më prek, mos më sulmo”, pas së cilës Xhaferi i ka thënë: “Ik dhe shko në foltore”.

Pas kësaj, Xhaferi e vuri në votim agjendën e kaluar, ndërsa Micevski ka reaguar duke i thënë “Ty turp, turp, çfarë agjende”.

Derisa deputetët po votonin, Xhaferi sërish i ka thënë Micevskit se “Ju po bëni atë që doni të bëni, mos u afroni me mua. Bëj çfarë të duash, por, mos mu afro”.

Agjenda ka kaluar me  votat e 61 deputetëve, ndërsa Xhaferi ka shtuar se ”39 deputetë që qëndrojnë këtu (para foltores) janë kundër”.

Micevski mbeti në tavolinën e Xhaferit për të kërkuar fjalim procedural, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Në fund, pas të gjitha sqarimeve, Xhaferi kishte thënë se qytetarët presin që Kuvendi të funksionojë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika