Prokuroria Themelore në Ferizaj po vazhdon hetimet për ndeshjen Ferizaj – Dukagjini, e cila dyshohet se ka qenë e kurdisur.
Të hënën, për RTV Dukagjinin ka folur prokurori i rastit, Abdullah Abedini. Ai ka thënë janë ende në fazën e hetimeve.
Gjithashtu, Abedini ka potencuar se do t’i vlerësojnë edhe deklaratat e të intervistuarve.
“Për momentin më ka ardhur një raport dhe jam duke e hetuar rastin. Tani do t’i vlerësojmë deklaratat dhe do ta shohim se çka po rezulton gjatë hetimeve. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë,” tha ai.
Përveç ndeshjes Ferizaj – Dukagjini, hetimet kishin filluar edhe për duelin tjetër mes Trepçës’89 dhe Prishtinës.
Megjithatë, të hënën nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë nuk kanë kthyer përgjigje për RTV Dukagjinin.
Ballafaqimet në fjalë ishin zhvilluar në xhiron e fundit të sezonit 2022/23 në Superligën e Kosovës.