Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se ka mbërritur presidenti i 42-të i ShBA-ve, Bill Clinton, në Shqipëri.
Rama, gjithashtu, bëri të ditur se të gjithë janë të mirëpritur te Kryeministria nga ora 18:30 gjatë ditës së hënë, për ceremoninë e mikpritjes.
Kjo është vizita e parë e presidentit të 42-të amerikan në Shqipëri.
“Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri. Jeni të mirëpritur të gjithë te Kryeministria, sot në 18:30, për ceremoninë e mikpritjes së presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar Rama, teksa ka publikuar një foto me Clintonin nga aeroporti i Rinasit.