Deputeti i PS-së: Rama mbanë një rol korrekt dhe favorizues ndaj Kosovës, dikush në Prishtinë do të donte të shihte Shqipërinë duke heshtur

"Rama ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol shumë konstruktiv, i cili çdo herë ka favorizuar Kosovën, paçka në Prishtinë dikush do të donte të shihte Shqipërinë dhe politikën e ashte shqiptare thjesht duke heshtur dhe duartrokitur"

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, në emisionin “FIVE” ka folur rreth kritikave që ka marrë kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama, nga akterë në Prishtinë, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Rama është kritikuar se po ndërhynë në politikën e Kosovës, por , sipas Xhafajt, kryeministri shqiptar ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol konstruktiv ndaj Kosovës. Por, se dikush në Prishtinë dëshiron të shihte Shqipëri të heshtur.

“Rama ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol shumë konstruktiv, i cili çdo herë ka favorizuar Kosovën, paçka në Prishtinë dikush do të donte të shihte Shqipërinë dhe politikën e ashte shqiptare thjesht duke heshtur dhe duartrokitur, apo duke aprovuar pa folur fare të gjitha iniciative dhe nismat që merren nga Prishtina zyrtare apo jo. Pavarësisht nëse janë këto në dëm të kauzës sonë të përbashkët, apo nëse janë në të mirë të saj. Unë besoj që në ktv drejtim kemi shumë për të bërë së bashku për të koordinuar edhe këto qëndrime. Sepse qëndrimet e politikës së ashte i kalojnë afat apo termat katër vjeçar politik, ashtu edhe politikat imediate të politikës së brendshme. Duhet dekada për tu rregulluar, ravijëzuar dhe parlelelizuar me politikën e jashtëm të BE-së, siç është e ravijëzuar politika e jashtme e Shqipërisë.

Deputeti i PS-së, gjithashtu, ka komentuar edhe vizitën e presidenti të 42-të të ShBA-ve, Bill Clinton, në Shqipëri, duke theksuar se Clinton është një figurë shumë e rëndësishme për shqiptarët.

“Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për shqiptarët, dhe kur dihet se është presidenti është, Bill Clinton, që është presidenti i çlirimit të Kosovës, organizimit të aleancës së NATO për të bombarduar trupat serbe… pastaj solli edhe pavarësinë e Kosovës. Është një ditë kremte për të gjithë shqiptarët. Është një figurat më të dashura për popullin shqiptar, shqiptarët e kanë një detyrim dhe një borxh për çlirimin e Kosovës dhe shpalljen e Republikës. Fjala e tij po vjen në një moment konflikti edhe e bën edhe me të rëndësishëm, pas po e prej gjithë rajoni”, ka theksuar Xhafaj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika