Sveçla për arrestimin e zyrtarëve të MPB-së: E ritheksoj se askush nuk do të jetë mbi ligjin

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me arrestimin e katër zyrtarëve të MPB-së në dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me arrestimin e katër zyrtarëve të MPB-së në dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Sveçla ka thënë se si Qeveri dhe si Ministri, që nga marrja e mandatit janë zotuar për luftë të pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Tashmë e kemi dëshmuar por ritheksoj se askush nuk do të jetë mbi ligjin. Kushdo që ka vepruar në çfarëdo forme në kundërshtim me ligjin, do të ballafaqohet me drejtësinë”, ka shkruar Sveçla.

Ministri Sveçla ka ritheksuar se kanë ofruar mbështetjen e plotë ndaj organeve të rendit dhe kanë adresuar çdo keqpërdorim që kanë evidentuar që nga marrja e detyrës.

Ai është shprehur se tre zyrtarët e Ministrisë si dhe pronari së bashku me një punëtor të një kompanie ndërtimi, katër prej të cilëve sipas njoftimit zyrtar të Policisë janë ndaluar për 48 orë.

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, ka realizuar një operacion policor me ç ‘rast është zbatuar urdhër kontrolli i gjykatës në tri lokacione dhe personat e dyshuar janë ftuar për intervistim.

Sipas një komunikate për media nga policia thuhet se për të dyshuarit me iniciale (A.S., B.B. dhe N.SH.) ekziston dyshimi i bazuar se në cilësi të personave zyrtar duke vepruar në bashkëpunim gjatë realizimit të disa procedurave tenderuese dhe realizimit të projekteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) kanë marrë ryshfet nga operatori ekonomik i kontraktuar për kryerjen e projekteve.

“Të dyshuarit (N.S.) dhe (G.H.) në cilësi të përfaqësueseve të operatorit ekonomik dyshohen për veprën penale të Dhënies se Ryshfetit me qellim të krijimit të përparësive të paligjshme gjatë realizimit të projektit për ndërtimin e “një objekti të një agjencie” dhe projekteve tjera të zhvilluara nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), të njëjtit dyshohen edhe për veprën penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika